E bujshme: Kina dhe Vietnami arrijnë konsensus për Detin e Kinës Jugore

Kina dhe Vietnami arritën sot në një konsensus për menaxhimin e tensioneve të tyre në Detin e Kinës Jugore, një zonë e pretenduar nga Pekini, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua pas një oferte për ndërmjetësim të presidentit amerikan.

Kjo marrëveshje u arrit gjatë një takimi mes presidentit kinez, Xi Jinping dhe kreut të partisë komuniste të Vietnamit, Nguyen Phu Trong, me rastin e një vizite shtetërore të këtij të fundit në Hanoï

“Dy palët kanë arritur në një konsensus të rëndësishëm (…) për menaxhimin e çështjeve detare në mënyrën e duhur dhe për përpjekje të përbashkëta për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Detin e Kinës Jugore”, njoftoi agjencia kineze e lajmeve Hsinhua, pa dhënë më shumë detaje.