Ventura përgatit ‘revolucionin’ tek Italia, këto janë ndryshimet për ‘ndeshjen e jetës’

Ndeshja e Italisë ndaj Suedisë, do të jetë jetike për kombin italian, por edhe në veçanti për teknikun Ventura. Fati i tij do vendoset në varësi të rezultatit që do prodhojë kjo ndeshje.

Një ditë para kësaj ndeshjeje, mediat italiane hedhin dritë mbi formacionin që tekniku mund të hedhë nga minuta e parë. Flitet se në stol do të ulet Belotti, ndërsa titullar do ta nisë Gabiadini.

Moduli konfirmohet përsëri 3-5-2, me Buffon në portë, dhe Bonucci, Barzagli e Chiellini në mbrojtje.

Mesfusha pritet me Darmian e Candreva nga krahët, ndërsa në mes Horginjo, Parolo dhe Florenci. Ende nuk i besohet fanella e titullarit Insignes.