Tërmet i fuqishëm godet Lindjen e Mesme

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 ka goditur Irakun, pranë kufirit me Iranin.

Sipas institutit amerikan Usgs, epiqendra e tërmetet është lokalizuar 32 km larg Halabjah, në Irakun kurd.

Tërmeti ka lëkundur edhe kryeqytetin Bagdad, madje është ndjerë edhe në Izrael, Dubai dhe Kuvajt.

Në Irak raportohet se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe të plagosur. Ndërkohë, nuk raportohet për viktima deri më tani.