Vasili-Ramës: Llogje të mbara, Shqipërinë e ke varur në degë fiku...

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së,. Petrit Vasili, ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës së këtij të fundit në ‘Komunikimin javor’, se nuk do e pengojë njeri të bëjë punën.

Me anë të një statusi në Facebook, Vasili thekson se kryeministrin se ka penguar kush të punojë deri më sot, por ai vetë nuk ka dashur dhe nuk do të punojë.

Ja postimi i Vasilit:

Llogje te mbara kryeminister, se Shqiperine e ke varur ne dege te fikut.

Ky kryeministri thote qe kete vjeshte s'do ta pengoje njeri te vazhdoje punen.

Po si ta pengojne te punoje,kur ai s'punon hic po ben vetem llogje e telendira ne rruge,ne facebook,ne tëiter.

Llogje te mbara shkollepaket, te lajthitura,te tronditura,te cartura sido qe ti kesh,llogje mbeten.

Shqiperine ky e ka varur ne dege te fikut dhe vete rri nen te.