Bashkia e Tiranës mbjell 1 mijë pemë të reja për Pyllin Orbital

Zona e Liqenit të Thatë ne Tirane po shndërrohet në një mjedis çlodhës për qytetarët. Bashkia dhe Agjencia e Parqeve e Rekreacionit vijojnë gjelbërimin e rrugëve në të dyja anët e autostradës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u bë pjesë e aksionit për mbjelljen e 1000 pemëve të reja ku theksoi se projekti do të vijojë përgjatë gjithë unazës së jashtme të Tiranës, që është edhe kufiri i Pyllit Orbital.

“Do ta thyejmë rekordin tonë, duke mbjellë mbi 100 mijë pemë këtë vit, vetëm nga energjia fantastike që po gjenerojnë në Tiranë të rinjtë, vullnetarët, kompanitë, shoqatat”, tha kryetari i bashkise, i cili ftoi bizneset apo individët e ndryshëm të kontribuojnë, per ti lënë qytetit trashëgiminë më të mirë.