Panucci rrëfen pse grumbulloi lojtarë të dëmtuar, do të befasoheni nga ajo që thotë

Nga Antalia, trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, ka folur në një konferencë për shtyp në vigjilje të ndeshjes miqësore me Turqinë.

Italiani foli për ditët e grumbullimit, si dhe për lojtarët e dëmtuar të cilët ishin pjesë e grupit, edhe pse pa qenë në gjendje për të luajtur.

“Këto kanë qenë ditë intensive për ekipin. Kemi punuar në të gjitha aspektet, dhe jam i kënaqur me atë që çunat kanë treguar në stërvitje, duke ditur se kjo është një periudhë e ngjeshur edhe me klubet e tyre.

Duhet të jemi profesionistë. Lojtarët e dëmtuar duhet të sjellin një rezonancë apo një eko me vete. Mjeku i ekipit kombëtar duhet ta vlerësojë nëse është i gatshëm për lojë apo jo. Federata në këtë rast ka vepruar në mënyrë profesionale. Strakosha ishte rast i veçantë, pasi këtë të enjte iu shfaqën probleme të vjetra të dëmtimit. Ndërsa kur pyesja Latifin, më përgjigjej se ishte mirë”, tha Panucci në fjalën e tij në konferencën për shtyp.