Mbeti e vdekur në aksidentin tragjik, mikesha e gazetares përlot me dedikimin

Një aksident i rëndë i mori jetën gazetares 24-vjeçare Erinolda Isufaj ditën e djeshme. Një copë e madhe mermeri u shkëput nga një kamion në Lushnje dhe ra mbi makinën ku udhëtonte ajo duke i marrë menjëherë jetën.

Kjo tragjedi ka prekur thellë miqtë e saj, familjen dhe koleget.

Mikesha e saj, Ida Nurçe me anë të një postimi ka ndarë me të gjithë dhimbjen e madhe në ditën ku mikja e saj më e mirë humbi jetën.

“Nuk eshte e vertete thashe, nuk mundet, ajo eshte e forte! Morra te gjithe doktoret e mundshem ne tel te spitalit te Lushnjes! Morra edhe Alvin me shpresen, se personi qe po e sillnin drejt Tiranes qe ishte ne gjendje te rende, te ishe ti.

Po lutesha qe te ishe ti! Po dridhesha nga dhimbja, por askush nuk me tha qe ti merrje fryme akoma”, shkruan mikja e saj në rrjetet sociale.

Dedikimi i plotë

Sikur e lame ne 6 o Er! Shkova te dera e palestres duke te pritur me kufje ne vesh, me kengen e Eminemit "Lose yourself".

Ishte nje kenge qe na pelqente te dyjave dhe vetem kur e degjoja ate, nuk me thoje ta heq celularin nga dora. Me kete kenge isha aty edhe dje. Prita gjate!

Mendoja se ishe bere me nerva me mua, pse nuk kisha qene gjithe javes ne palester, ndaj te prita e do te te falja edhe po te me thyeje telefonin.

Te prita nje ore te dera Er. U ula aty, derisa dikush nga lart me tha "cohu sepse Eri nuk do te vije" Ngrita koken lart, fshiva lotet. Lotet Er... E kupton?! Une lot, une qe nuk qaja kurre ne sy te te tjereve?!

Nuk eshte e vertete thashe, nuk mundet, ajo eshte e forte! Morra te gjithe doktoret e mundshem ne tel te spitalit te Lushnjes! Morra edhe Alvin me shpresen, se personi qe po e sillnin drejt Tiranes qe ishte ne gjendje te rende, te ishe ti.

Po lutesha qe te ishe ti! Po dridhesha nga dhimbja, por askush nuk me tha qe ti merrje fryme akoma. Takova Marinkon tend yll, keshtu me thoje ti mua, as ai nuk me dha lajmin qe ti je gjalle.

Edhe ai i zhytur ne dhimbje e lot Er. Marinko qe ti e doje aq shume, e qe shpesh me pyesje cfare t'i bej dicka te vecante.

Une te keshilloja shume moj zog, por nuk te thashe kurre qe kjo ishte gjeja me e vecante.

Nuk munda ta shihja me ne ate gjendje, sepse as une nuk kisha force ta shihja ne sy. Por serish shpresoja te ishte nje genjeshter dhe vrapova drejt shtepise tende.

Shkova deri atje, te cilen sot ne mengjes e kishe hedhur edhe ne instagram. Por nuk ishte me si ne mengjes, e qete.

Ishte plot njerez Er. U futa direkt te dhoma jote dhe vrapova drejt Lakut. Ahhh moj Er, ahhhh.... Lotet e atij vellai moj Er, si nuk te vrane qe te ktheheshe pas?!

Si nuk munden te bertiturat e Lakut, per te cilin po mundoheshim bashke t'i gjenim nje vend pune?! Me shihte sikur te isha ti, e nuk me linte te largohesha. Si mundja une?! Ma thuaj ti, si mundja ta lija vellain tend dhe timin tashme, e te ikja te flija?!

Nuk mundja Er, derisa dikush na dha qetesues te dyve e na ndau. E lashe Lakun mbreme Er, por te premtoj qe nuk do e le asnje dite te jetes se tij. Motra qe atij i mungon tashme, do i behem une, te premtoj!

Askush nuk e di, por ne ishim te lidhura nga shpirti Er, ndaj me ty do jetoj cdo dite te jetes time, sepse ikja jote me dhembi shume zog♥? Pushofsh ne paqe motra ime.