Kompanitë e basteve shpërfillin Shqipërinë, koeficent i pabesueshëm për miqësoren me Turqinë

Nesër në Antalia në orën 18:30 Shqipëria luan miqësoren ndaj Turqisë. Të gjithë besojnë se kuqezinjtë mund të marrin një rezultat pozitiv nga ky takim, i cili përkthehet në fitore për ekipin tonë Kombëtar.

Edhe pse mundësitë janë të mëdha që Shqipëria nesër të regjistrojë një fitore ndaj Turqisë, kështu nuk mendojnë kompanitë e basteve, të cilat favorizojnë Turqinë në këtë miqësore.

Fitorja e vendasve kuotohet me koeficentin 1.55, fitorja e kuqezinjve kuotohet me koeficentin 6.5, ndërsa barazimi në këtë miqësore vlerësohet me koeficentin 3.79.