Messi: Më erdhi turp kur e thash këtë për Argjentinën

"Të them të drejtën më erdhi shumë turp kur thashë".

Ylli i Argjentinës, Leo Messi, ka treguar prapaskenën e rikthimit te Argjentina.

Ai tha që i erdhi turp të thotë se do të rikthehet, pas vendimit që e kishte marrë për pensionim.

“Ishte një vendim që nuk e mora në gjaknxehtësi e sipër, por, të them të drejtën më erdhi shumë turp kur thashë më pas se doja të rikthehesha në kombëtare”, deklaroi Messi.

“Sigurisht që në atë moment, trajneri Bauza dhe shokët e skuadrës më ndihmuan shumë”, shtoi ai.