FOTO/ Këngëtarja e njohur përfshihet në një skandal mashtrimi me vizat kanadeze

Xhaxhai i motrave shkodrane këngëtare Greta dhe Eni Koçi është përfshirë në një histori mashtrimi të disa qytetarëve në Tiranë.

Mësohet se shtetasi L.Koçi u kishte premtuar disa personave se do t’i siguronte viza për në Kanada kundrejt pagesës prej 5 mijë euro.

Sipas denoncimeve ai këta persona do t’i paraqiste si pjesë të grupit muzikor të mbesës së tij, këngëtares Greta Koçi.

Bëhet me dije se janë të paktën 5 persona të cilët pasi kanë dhënë pagesën e parë prej 3 mijë euro, nuk kanë marrë më asnjë kontakt nga xhaxhi i këngëtares dhe në këto kushte i janë drejtuar Policisë së Tiranës.

Kjo çështje tani është në hetim nga prokuroria.

Sakaq pritet që në pyetje të merret edhe këngëtarja Greta Koçi, nëse ajo ka pasur dijeni për mashtrimin e kryer nga ana e xhaxhait të saj. /Shkodranews/