A i ofroi Turqia 15 milion dollarë ndihmësit të Trump për të rrëmbyer Gulenin?

Turqia i ka konsideruar si “qesharake”  raportet se ish-ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn ishte pjesë e një komploti për të dorëzuar një klerik mysliman në Turqi në këmbim të miliona dollarëve, janë "qesharake".

Ambasada turke në Uashington tha se akuzat ishin "krejtësisht të rreme, qesharake dhe të pabazuara".

Ish-drejtori i CIA-s James Woolsey zbuloi se Turqia kishte premtuar për të “shtënë në dorë” Fethullah Gulen.

Turqia akuzon Gulenin se fshihet pas grushtit të shtetit, në korrikut të 2016-ës.

"Populli turk pret ekstradimin e menjëhershëm të Fethullah Gulenit nga Shtetet e Bashkuara në Turqi, në mënyrë që ai të mund të gjykohet", tha ambasada në një deklaratë.

"Të gjitha akuzat se Turqia ka përdorur mjete joligjore për ekstradimin e tij janë krejtësisht të rreme, qesharake dhe të pabazuara".

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërkuar në mënyrë të përsëritur ekstradimin e zotit Gulen nga SHBA, ku ai jeton në Pensilvani.

Ish këshilltari i sigurimit kombëtar të presidentit Trump, Michael Flynn, akuzohet se takoi zyrtarët turq në shtator të 2016-ës për të diskutuar ekstradimin e zotit Gulen.

Avokati i zotit Flynn, Robert Kelner, tha se pretendimet ishin "të egra dhe të pabazuara".

Sipas ‘Wall Street Journal’, z. Flynn, i cili e la postin e tij në Shtëpinë e Bardhë për takimin me një të dërguar rus, diskutoi që Gulen të transportohej me një avion privat në ishullin e burgut turk Imrali.

Raportohet gjithashtu se atij i ishte ofruar një pagesë. Takimi në dhjetorin e 2016 në një club luksoz në Nju Jork, kishte të bënte me pagesën e 15 milionë dollarëve maksimumi për t’i dorëzuar qeverisë turke Fethullah Gülen, duke përdorur një avion privat për t’a transportuar deri në ishullin-burg të Imralit, në Detin Marmara, ku është i burgosur kreu historik i PKK-së, Abdullah Öcalan./Përshtati për “SYRI.net”- Xhuljana Zani/