Goditja e madhe e Interit, ‘zbret’ në Europë

Braziliani Ramires do të jetë me shumë mundësi afrimi i parë i Interit në merkaton e janarit.

Ish mesfushori i Chelseat, aktualisht luan për Jiangsu Sunning, skuadër me të njëjtin pronar si Interi dhe pritet të kalojë të zikaltrit në huazim, të paktën deri në fund të sezonit.

Kampionati kinez ka përfunduar, ndërsa braziliani është rikthyer në Londër, ku ka rifilluar përgatitjet në qendrën sportive të Chelseat.

Ramirez pritet që të udhëtojë në fillim të dhjetorit në Milano, ku do të stërvitet me futbollistët e Spallettit, për të qenë plotësisht i gatshëm për të zbritur në fushë, në muajin janar.