'Nga Porto Palermo vazhdon trafiku shtetëror i drogës, organizohet nga ish-komisarët e Himarës dhe Dhërmiut'

"Nga Porto Palermo vazhdon trafiku shtetëror i drogës". Ky është denoncimi i radhës nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar sot mesazhin e një qytetari himariot që akuzon me emra, ish-krerë të Policisë së Himarës dhe Dhërmiut si organizatorë të trafikut. 

"Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital", fton Berisha në vijim:

“Prsh Doktor. Jam nje qytetar nga bashkia e himares. Dua tju informoj me gjendjen e trafikimit te ashashit ne zonen e porto palermos. Sa her qe del gomonia e policis ne det dhe furgoni i policis ne qarkullim ndodh qe transportohrt hashash. Kete fenomen e kam par shum her. Mund tju them se organizatori i ketij trafiku esht ish komandanti i postes se himares. Viktori bashk me Sokolin ish shefi kufirit te dhermiut te cilet kan edhe disa polica te thjesht. Dua tju tem se sontem kryhet transport e pash me syt e mi. Ju lutem ne qofte se e publikoni kete mos me nxirni ne sken anonim ju lutem.”