Rajoy në Katalonjë: Zgjedhjet do t'i japim fund përpjekjeve për pavarësi

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka thënë se zgjedhjet rajonale tw muajit tjetër në Katalonjë do të ndihmojnë në përfundimin e "krimeve separatiste" në rajonin verilindor.

Ai drejtoi një tubim fushate në vizitën e tij të parë atje që nga vendosja e sundimit të drejtpërdrejtë në rajon dy javë më parë.

Duke mbrojtur vendimin e tij në Barcelonë, ai tha se ai kishte vepruar nw të gjitha mënyrat" pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga qeveria katalanase muajin e kaluar.

Disa udhëheqës kryesorë katalanas janë arrestuaR.

Rreth 750,000 persona protestuan në Barcelonë të shtunën kundër arrestimeve, vlerësoi policia lokale./SYRI.net/