KLSH zbulon shkeljet e Plarent Ndrecës/ Si u regjistruan 800 studentë në shkelje të afateve në universitete...

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shkeljet e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca, në lidhje me regjistrimet në universitete të studentëve. Sipas një raporti, i cili nuk është bërë ende publik, por që është siguruar nga politiko.al, shkeljet janë evidentuar me regjistrimet qoftë në universitetet private dhe ato publike.

Sipas draft-raportit,  800 studentë janë regjistruar në shkelje të këtyre afateve në IAL jopublike (institucionet e arsimit të lartë privat) dhe 25 në Universitetitn publik (shtetëror), të cilët ende nuk kanë as numrin e matrikullimit universitar.

25regjistrimet e jashtëligjshme, që evidentohen në raport, i përkasin Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Ndërkohë 800 regjistrimet në privat janë bërë me një shkresë të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca. Të gjitha shkeljet i përkasin vitit të kaluar akademik, 2016-2017.