FOTO/ Ja si kërceu Ditmir Bushati në Kretë, çështjet që nuk u diskutuan dhe afati për...

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi një takim dyditor me homologun e tij grek, Nikos Kotzias. Takimi është mbajtur në një hotel në zonën e Iraklios në ishullin e Kretës, ndërsa mediat greke kanë zbuluar disa detaje nga ky takim.

Sipas tyre, përgjatë takimit Bushati ka qëndruar në lidhje direkte me kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka informuar për çdo detaj apo çështje të shtruar për diskutim.

Mediat kanë publikuar foto të kreut të diplomacisë greke duke kërcyer valle kretase, ndoshta për t’i treguar homologut Kotzias se i pëlqen “shpirti helen”.

Siç bëjnë të ditur mediat greke, palët kanë rënë tashmë dakord për revizionimin e teksteve të historisë për të mos i sharë grekët; çështjet konsullore të vulës elektronike për legalizim dokumentesh; mund të vijnë në një qëndrim për Himarën, madje Athina është gati të tërhiqet, vetëm se kërkon që të përfitojë nga harta e Shell-it kontinental, duke marrë dy ishujt pranë Ksamilit, ku mendohet se ndodhet edhe damari i fuqishëm gazmbajtës.

Mediat greke raportojnë se diskutomet nuk janë afruar fare tek çështja çame dhe ligji i Luftës, pasi Kotzias i ka dhënë Bushatit që kërkon një përgjigje deri sonte në 12 të natës për çështjen e Detit.

Madje ka thënë se është gati që të zhvillohet një bisedë telefonike mes Edi Ramës dhe Alexis Tsipras.

Për Detin, Kotzias ka thënë se ata po lëshojnë pe, duke u tërhequr nga marrëveshja e parë dhe është gati të pranojë vijën mesore që do ta ndante drejtë distancën mes brigjeve të dy vendeve në Kanalin e Korfuzit.

Dhe kjo vijë mesore, për të nxjerrë baraz-largësinë, në bazë të së drejtës detare ndërkombëtare merret si bazë si një vijë e drejtë që nis nga kepet më ekstreme të brigjeve tokësore, dhe jo nga masa shkëmbore, apo ishuj që mund të gjenden kudo në mes të detit ndërmjet dy vendeve, sikurse u bë në marrëveshjen e parë.

Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë do të kenë edhe një ditë të tretë bisedimesh, përpara se t’i drejtohen Brukselit për mbledhjen me homologët e tyre të Bashkimit Europian.

Sipas kryediplomatit grek, po diskutohen çështjet e hapura, me synimin që “Shqipëria të bëhet shtet-anëtar i BE-së”.

Një ditë më herët, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, kanë vizituar malësinë e Kretës vendin ku sipas mitologjisë ka lindur Zeusi.

Ministrat Kotzias e Bushati dhe shoqëruesit e tyre janë pritur me këngë e valle nga banorët e fshatit, ndërkohë që kryetari i bashkisë u ka bërë dhurata simbolike.