Ventura mund të shkarkohet edhe nëse Italia kualifikohet, tre emra të mëdhenj lidhen me vendin e tij

Italia mund të shkarkojë Giampiero Venturan edhe nëse kualifikohen për Kupën e  Botës dhe si alternativa shihen Carlo Ancelotti, Antonio Conte dhe Luigi Di Biagio.

Azzurrët humbëb ndeshjen e parë të “Play-off”-it të tyre në Solnda ndaj Suedisë me rezultat 1-0 dhe ndeshje e kthimit është të hënën në mbrëmje në San Siro.

Edhe pse Ventura kohët e fundit ka vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2020, ka raporte në rritje që ai mund të shkarkohet edhe nëse ai e prenë një biletë për në “Rusia 2018”.

Sipas mediumeve italiane La Stampa dhe Gazzetta dello Sport, Ancelotti do të thirret për këtë pozitë, pasi ai është aktualisht një trajner i lirë pas largimit nga Bayern Munichu.

Edhe pse ish-trajneri i PSG-së, Real Madridit dhe Chelseat kanë thënë se dëshiron të marrë pjesë vetëm sezonin tjetër, një lutje e dëshpëruar nga vendi i tij mund të ndryshojë mendjen.

Një tjetër alternativë do të jetë kthimi i Contes, i cili u largua nga Kombëtarja pas Euro 2016, dhe raporti i të cilit me bordin e Chelsea është gjithnjë i tensionuar.

Opsioni më i mundshëm nëse Ventura shkarkohet do të ishte promovimi i Gigi Di Biagios nga ekipi kombëtar U-21, ku po zbaton formacionin sulmues 4-3-3 që shumë kërkohet në skuadrën e parë.

Kështu, fati i Venturas është në fije peri dhe pas ndeshjes kthyese ndaj Suedisë pritet të ketë diçka të re në stolin e Italisë.