Avokati i gjyqtarit Miri: Arrestimi, vetëm prej opinionit negativ rreth parave të gjetura

Ardian Visha, avokati i gjyqtarit Shkëlqim Miri, të cilit iu dha sot masa e sigurisë “arrest me burg” tha se gjykata e Krimeve të Rënda mori vendim ekstrem ndaj klientit të tij nisur nga opinioni negativ që u krijua prej parave të gjetura në banesë dhe pa u mbështetur në prova.

"Nëse nuk do të kishte para në shtëpi, a do të ishte arrestuar? Kjo është pyetja, - tha Visha.- Qëndrimi yn është kundër asaj që u kërkua nga gjykata dhe prokuroria. Për ne ka mungesë logjike në atë që u vendos. Ka një dinamikë hetimi me një boshllëk hetimi; befas në nëntor prokuroria kërkon kontrollin e banesës për një vepër në maj.

Rezultati i kontrollit në banesë, shuma që u publikua në media pati efekt të kundërt dhe u përdor si kusht, ndikoi opinioni tërësish negativ për gjyqësorin

Është detyrë e gjyqësorit të provojë natyrën kriminale të parave të gjetura. Kjo nuk bë as me akte as me vepra. Shuma e konsiderueshme është relative në kushtet e kohës sonë kapitaliste ku jeotjmë; paga e tij është e konsiderueshme.

Po ashtu është provuar edhe një tumor në kokë lidhur me gjendjen e tij shëndetsore dhe ka nevojë për kurim në kokë

Në shtëpinë e tij është marrë dhe monedha jo vetëm kartëmonedhat; është detyrë e prokurorisë ta provojë. Nëse nuk do të kishte para në shtëpi a do të ishte arrestuar? Ndalimi është bërë në mënyrë të pajustifikuar. Ai ka qënë tre herë në kontakt me policinë atë ditë."