'BBC' ngre zërin për gjakmarrjen: Historia e djaloshit nga Shkodra dhe jeta mes 4 mureve

Thuhet se hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë, por duket se në Shqipëri mund të shërbehet me të vërtetë shumë e ftohtë.

Kështu e nis një reportazh për gjakmarrjen në vendin tonë, rrjeti televiziv britanik, ‘BBC’,  i cili ndër të tjera thekson që në rreshtat e parë se e ashtuquajtura “gjakmarrje” mund të trashëgohet brez pas brezi, duke u marrë jetën pasardhësve që nuk kanë të bëjnë të bënin me konfliktin.

“Gjakmarrja mbetet ende e fuqishme edhe sot- thotë “BBC”- 68 familje në Shkodër janë aktualisht të paaftë për të lënë shtëpitë e tyre për shkak të traditës famëkeqe.”

Gazetarët e televizionin prestigjioz kanë ardhur në Shqipëri për të vizituar një djalosh 13-vjeçar të quajtur Niko.

Sipas televizionit britanik Niko thuhet se është "në gjak" dhe jeton mes kërcënimeve për krime të kryera përpara se ai të lindte. 

Niko jeton me gjyshërit e tij të moshuar dhe është në rrezik sa herë që del nga shtëpia e tij. Dhjetra familje të tjera në Shkodër gjithashtu jetojnë me arrestim shtëpiak të 'vetë-imponuar' për shkak të frikës për jetën.

Gazetarët e BBC-së kanë vizituar Nikon në komunitetin e tij të izoluar së bashku me mësuesen e tij, Liljana Luani.

Për shkak të  gjakmarrjes ai nuk mund të largohen nga shtëpia, madje as të shkojë në shkollë.

“BBC” flet edhe për Kanunin, duke thënë se ndihmoi të vendoste rendin në jetën e fiseve në Shqipërinë e veriut, veçanërisht gjatë inkorporimit të saj në Perandorinë Osmane.

Por mesuese Liljana shprehet se Kanuni ishte keqpërdorur nga ata që përfshiheshin në gjakmarrje.

"Nëse ata ndjekin rregullat e Kanunit ... ata nuk do të vrisnin fëmijë dhe femra, por sot ata nuk po ndjekin as kanuni as ligjet e shtetit," shpjegon ajo.

Niko ndërkohë po rritet nga gjyshja e tij

Familjen e Nikos u përshi në gjakmarrje menjëherë pas krizës së thellë ekonomike në Shqipëri, shkaktuar nga rrënimi i të ashtuquajturave skemave piramidale. Kaosi çoi në një kolaps të besimit në institucionet shtetërore dhe gjyqësorin.

Familja u ngatërrua në një mosmarrëveshje për tokën me një familje në një fshat aty pranë. Një anëtar i familjes së tij vrau një nga fqinjët. Kjo çoi në grindje dhe mosmarrëveshje të tjera që përfshijnë komunitetet aty pranë.

Asnjë prej prindërve të Niko-s nuk jeton në shtëpinë e familjes, duke e lënë vogëlushëin  e tyre të rritet nga gjyshërit e tij pranë shtëpive të familjeve të tjera të përfshira në grindje.

Zonja Luani tha Niko nuk flet shumë gjakmarrjen.

"Ai dëgjon njerëzit e tjerë të flasin për të gjitha çështjet që lidhen me gjakmarrjen, por qëndron atje heshtur... ju mund të thoni se ai është shumë i zemëruar dhe e di se ai është" në gjak ,  por jeta e tij është në rrezik dhe se ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm ".

Kolonel Gjovalin Loka, shefi i policisë për rajonin e Shkodrës, tha se po bënte gjithçka që mundte për të parandaluar dhe hetuar gjakmarrjet.

Kolonel Loka u ankua gjithashtu se njerëzit po keqpërdornin kanunin, duke shtuar se shqiptarët po e interpretojnë në mënyrat që u përshtaten atyre.

"Përveç kësaj, në ditët tona kemi ligjet e shtetit modern shqiptar, që janë në përputhje me ligjin evropian dhe Kanuni tashmë e ka vendin vetëm në arkiva", shprehet ai .

Ekziston një konsensus se reforma e vazhdueshme e institucioneve shtetërore dhe gjyqësore duhet të ketë sukses, për të çrrënjosur gjakmarrjen nga jeta shqiptare.

Olsi Lelaj, një studiues në Institutin e Antropologjisë dhe Studimeve Artistike në Tiranë, shprehet per televizionin britanik se për të zgjidhur këte çështje duhet një institucioni i fortë shtetëror.

Ndërkohë, mësuese Liljana  vazhdon të shqetësohet për të ardhmen e Nikos.

"Unë mendoj se ky është një problem që mund të zgjidhet nga të gjithë ne. Gjithashtu punoj shumë me prindërit, sidomos me nënat e këtyre fëmijëve, sepse nënat janë ato që u mësojnë fëmijëve tolerancën, faljen dhe mbi të gjitha si ti japin fund  gjakmarrjes dhe dhunës "./Përshtati për “SYRI.net”- Xhuljana Zani/