Krimet e Rënda: Arrest me burg për gjyqtarin Miri

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e arrestit me burg për gjykatësin Shkëlqim Miri, i akuzuar për korrupsion aktiv dhe korrupsion pasiv.

Avokati i Mirit, Ardian Visha tha se masa e sigurisë ishte ekstreme dhe se u dha prej ndikimit negativ të opinionit, pa u mbështetur në prova. Po ashtu, ai shtoi se klienti vuante nga një tumor nëm kokë, provuar kjo nga një spital në Tiranë dhe duhej kuruar. 

I pyetur për paratë që u gjetën në banesë, rreth 300 milionë lekë, Visha tha se gjykatësi kishte pagë të mirë dhe se të ardhurat duhen parë në kushtet e kapitalizimit. 

"Ne kërkuam nga gjykata dhe të mos e lidhte çështjen e parave me çështjen:"Janë para të familjarëve të gjyqtarit".

Seanca e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda nuk ka qënë e zakontë. Ka pasur debate të ashpra nga avokati Ardian Visha dhe nga vetë Shkëlqim Miri me trupin gkykues. Pritet se çfarë qëndrimi do të mbajë ndaj masës së dhënë, shkalla e dytë e gjyqësorit.