FOTOLAJM/ Familja e bukur e Toni Lokës, emigrantit të vrarë në Greqi nga fqinja e droguar

Valton Loka, i njohur shkurt si Toni, do të varroset në atdheun e tij. Bashkëshortja e tij e re, 26-vjeçe, vejushë tashmë, me dy fëmijët e tyre të vegjël, 7 dhe 15 muajsh, është nisur nga Kreta e Greqisë tashmë.

Nga dëshmitë e fqinjëve grekë, Toni Loka, i vrarë me thikë nga fqinja e e droguar,  ishte një njeri i respektueshëm dhe një prind i mrekullueshëm, publikuar kjo dhe nga mediat greke. Po ashtu, fotot familjare të Toni Lokës dëshmojnë lidhjen e ngushtë të tij me gruan dhe fëmijët që la pas./ar.sh/SYRI.NET