Edi Rama, ky kryemosmirënjohës që...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj mediave, veçanërisht TCH-së. Përmes një komenti në rrjetet sociale, Manjani e cilëson Ramën si kryemosmirënjohës, që do të ishte rrëzuar nga pushteti i pamerituar.

“Top Channel nuk po i bën asgjë (krye)mosmirnjohësit që qeveris! Asgjë, krahasuar me ç’i bëri paraardhësve të tij (Nano e Berisha). 
Më kot kërkon kohën e Tanit! Po të ishte gjallë Ai, mosmirënjohësi do ishte rrëzuar tashmë nga pushteti i pamerituar! 
Nuk di më ç’thotë...”, shkruan Manjani në rrjetet sociale.