FOTO/ Më të lumtur se kurrë, Mimoza dhe Seldi pozojnë pranë njëri-tjetrit

Çifti më i ri i estradës sonë Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu po shijojnë ditët më të bukura pranë njëri-tjetrit.

Prej kohësh ata janë në lidhje, por kjo gjë është mbajtur e fshehur deri pak kohë para fejesës.

Duke dashur që çdo gjë të jetë sa më private, çifti kishin organizuar ceremoninë e fejesës në Zvicër me të pranishëm vetëm familjarët dhe miqtë më të ngushtë të tyre.

Nuk kaloi ende një muaj nga fejesa e tyre dhe çifti morën edhe një hap tjetër, ata sollën edhe një duet dedikuar dashurisë, madje edhe titullin e mbanë “Dashni” dhe u prit mirë që në ditët e para të lansimit.

Pasi që tani çdo gjë është publike, çifti nuk hezitojnë të sjellin edhe imazhe të përbashkëta, e një të tillë e ka publikuar Mimoza së fundi në llogarinë e saj në Instagram.

Në atë fotografi, Mimoza shfaqet pranë Seldit dhe që të dy duken shumë të dashuruar.