Problemet financiare, Roma kërkon mbledhjen e të hollave që hidhen në vendin e famshëm

Qyteti i Romës po kalon një krizë financiare dhe kjo i ka bërë zyrtarët e saj që të hedhin sytë nga burimi ikonik i qytetit, Trevi.

Çdo vit, miliona turistë dynden në ish-qendrën e perandorisë së famshme romake, për të parë shumë vende të qytetit.

Një pjesë e mirë e këtyre hedhin monedhave në burimin afërsisht 300-vjeçar dhe kjo shumë në vitin 2016 arriti në 1.5 milionë dollarë.

Zyrtarët shpresojnë që ta përdorin këtë shumë për të zbutur disi borxhin prej 14 miliardë dollarësh që qyteti ka.

Paratë e mbledhura zakonisht grumbullohen dhe i jepen Caritas-it italian, por nga viti 2018 kjo gjë mund të ndryshojë.