Si refuzoi Barcelona të transferonte verën e kaluar sulmuesin më të mirë në botë?

Barcelona ka pasur mundësinë që të kishte në ekip një prej sulmuesve më të mirë në qarkullim pas largimit të Neymar, por katalanasit kanë vendosur që të mos e blejnë.

Bëhet fjalë për Pierre-Emerick Aubameyang i cili i është ofruar Barçës nga vetë Dortmund.

Barcelona nuk e ka marrë sulmuesin duke qenë se në atë pozicion luan Luis Suarez dhe morën po nga Dortmund,Ousmane Dembele për të zëvendësuar Neymar.

/Ariglon Pali/Syri.net/