Aksident i rëndë në dalje të tunelit, makina përfundon në greminë

Një person është plagosur në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pak pas mesnatës.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit të Krrabës, në Elbasan, rreth orës 00:15.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i personit që ka qenë nën drejtimin e një automjeti të tonazhit të rëndë, i cili doli nga rruga. Pasi ka shkatërruar mbrojtëset e rrugës, automjeti është rrokullisur 15-20 metra dhe ka përfunduar në greminë i përmbysur.

Sipas policisë dyshohet se drejtuesi i automjetit duhet të ketë pasur vështirësi në manovrim në një kthesë që fillon pas daljes nga tuneli.