U akuzua nga mbesa për përdhunim, ja vendimi i drejtësisë greke për 40 vjeçarin shqiptar...

Një 40-vjeçar shqiptar u akuzua nga mbesa e tij 17 vjeçe për përdhunim sistematik për 7 vite rrjesht. Ngjarja, sipas denoncimit të 17 vjeçares ka ndodhur në harkun kohor 2009-2016, ndërsa policia greke vendosi ndalimin e të akuzuarit.

Por gjatë marrjes në pyetje, 40-vjeçari hodhi poshtë të gjitha akuzat dhe tha se ngjarja është inskenuar nga mamaja e vajzës, e cila po përpiqej ta fuste në kurth.

17-vjeçarja shqiptare gjatë dëshmisë së saj në prani edhe të psikologut, tha se një vit më parë kishte tentuar vetëvrasjen, ndërsa akuzoi se xhaxhai i saj ishte kujdesur që të qëndronin vetëm në shtëpi.

Pas marrjes së dëshmisë nga të dyja palët, policia greke vendosi ta lërë të lirë ndërtuesin shqiptar që banon në Halkida, duke i vendosur garanci pasurore 7 mijë Euro dhe të mos largohet nga vendi. 40-vjeçari duhet të paraqitet dy herë në muaj në polici dhe të mos ketë kontakt me mbesën 17-vjeçare.

Dy ditë më parë mediat greke shkruajnë se e mitura në kushtet e depresionit në vitin 2016 ka tentuar vetëvrasjen.

Në dosjen hetimore thuhet se vajza është përdhunuar nga xhaxhai u saj që nga viti 2009 deri më 2016 në shtëpinë e tij në Canetto dhe në shtëpinë ku jetonte vajza.

Gjykata ndaj të akuzuarit  ka vendosur masën e sigurisë “detyrim  paraqitje” një herë në muaj në polici si dhe ka ndaluar  daljen nga Greqia.