'Ankth' në Familjen Mbretërore: Britanikët thirrje për shpërbërjen e Monarkisë

Thirrjet për shpërbërjen e monarkisë kanë shpërthyer në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u zbulua se financimi i taksapaguesve të familjes mbretërore do të rritet deri në 66 përqind për t'i mundësuar Mbretëreshës Elizabeth të rinovojë Pallatin Mbretëror.

Qeveria ka rënë dakord të rrisë grantin mbretëror për të mbuluar koston e kompensimit prej 396 milionë paundësh.

Financimi u ra aprovua nga Kryeministrja Theresa May, dhe Sekretari i Ekonomise, të cilët së bashku veprojnë si Administratorët Mbretërorë që përcaktojnë sa para publike u jepet familjes mbretërore.

Në një raport ata thanë se Buckingham Palace kishte nevojë urgjente për rinovim  për të shmangur rreziqe që mund të çojnë në zjarr ose përmbytje".

‘Kjo do të rezultojë në "dëmtim të pallogaritshëm’, shtuan ata.

Por aktivistët republikanë thanë se vendimi ishte një "turp absolut" dhe kërkoi që granti publik që i jepet Mbretëreshës të "hiqet mbrapsht".

Graham Smith, shefi ekzekutiv i republikës anti-monarkike, se do të ngrinte një padi mbi keq-menaxhimin skandaloz të financave mbretërore gjatë këtyre dekadave.

Sikur mos të mjaftonte kjo, Familja Mbretërore britanike është përfshirë edhe nga skandali i “Paradise Papers”.

 Në 14 milionë dokumentave të kompanive të përfshira në Parajsat Fiskale, vendi që përmendet më shumë është Britania. Dokumentat tregojnë se rreth 13 milion euro nga paratë private të Mbretëreshës janë investuar në det të hapur.

Ajo kishte investuar në Ishujt Kajman dhe Bermuda nëpërmjet Dukatit të Lancasterit, i cili merret me investimet e pasurisë 500 milionë dollarëshe të Mbretëreshës.

 Dukati tha se nuk ishte përfshirë në vendimet e bëra nga fondet dhe nuk ka asnjë konfirmim që Mbretëresha të kishte ndonjë njohuri për investimet specifike të bëra në emër të saj.

 “Këto janë para të humbura për shëndetësinë, arsimin, dhe shërbimet jetësore publike”, thotë Murray Worthy, i organizatës “Global Witness”.

Shumë nga të pasurit e botës i ruajnë paratë e tyre në vendet që janë territore britanike./Përshtati për “SYRI.net”- Xhuljana Zani /