A do ta stërvisë dhe nipin ashtu si Lorikun? Përgjigja e babait të Canës nuk pritej

Duke pasur një baba dhe gjysh futbollist, sigurisht që shancet që djali i Lorik Canës të jetë i apasionuar pas futbollit janë të shumta. Mirëpo, duket se gjyshi i tij Agim Cana nuk mban shumë shpresë që Bojkeni i vogël të bëhet një sukses si i ati, Loriku.

I pyetur nga Ermal Mamaqi nëse ai do të donte të stërviste dhe nipin ashtu si ka bërë me të birin, Agim Cana u shpreh: “Doni të vërtetë?! Nuk besoj... Është një çun shumë i llastuar! Është dy vjeç ka telefon. Nuk besoj, por ndoshta ndodh. Lëvizjet i ka shumë të mira, por nuk e di.”

Sakaq vetë Loriku u shpreh se do ta lërë të zgjedhë vetë të birin, se cilën rrugë do të zgjedhë. Por ai u shpreh se nëse Bojkeni do të dojë të bëhet sportist, ai do t’i japë një raketë tenisi në dorë.

 “E kam ëndërr këtë dhe duhet të jetë dhe ëndrra e tij pastaj. Kjo sepse ne shqiptarët s’kemi pasur kurrë tenistë të nivelit të lartë dhe pse të mos jetë Bojkeni?”-u shpreh ish-kapiteni i kombëtares. /Xing/