FOTO/ Rrëfehet Lorik Cana: Ja pse zgjodha të martohem me një vajzë italiane dhe jo me shqiptare

Nëse vajzat shqiptare janë pikëlluar ndonjëherë për një djalë të famshëm që është martuar, ai është padyshim Lorik Cana. Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare i ka dhënë fund beqarisë në vitin 2014 me partneren e tij simpatike Monica, me të cilën sot kanë dhe një djalë.

Por përse zgjodhi pikërisht një vajzë italiane Cana? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e ka dhënë vetë Loriku në emisionin “Xing me Ermalin”.

 “Sepse kur do zemra, do!”-u përgjigj Cana duke shtuar më tej se nuk e ka problem një gjë të tillë, sepse ndonjëherë, Monica është edhe më shqiptare se vajzat shqiptare.