VIDEO/ Edi Rama sulmon Italia Uno-n: Edhe në Itali ka kazanë

Kryeministri Edi Rama nuk ndalet me sulmet ndaj mediave, dhe pasi nuk ka lënë gazetar e television pa telendisur në Shqipëri, tani ka kaluar edhe matanë detit. Gjatë drekës së konsumuar në një familje dibrane gjatë qëndrimit atje, Edi Rama i sulur kësaj here, medias prestigjoze italiane Italia Uno. Ne mometin që ka rënë diskutimi për problemin e fëmijëve që punojnë nëpër minierat e braktisura, Edi Rama ka sulmuar indirekt kanalin italian Italia Uno dhe më konkretisht emisionin më të njohur investigative në Itali, le Iene. Pa i përmendur me emër, por referimi ishte i qartë për reportazhin e transmetuar vetëm pak ditë më parë nga ky emission me titull “Fëmijë që punojnë për të mbajtur familjen”, që kishte si subjekt pikërisht fëmijët e Bulqizës…

‘Më erdhi inat me ca italianë se edhe atje ka kazan. Kishin bërë një reportazh të ndyrë për Bulqizën. Në reportazh kishin përdorur pamje të vjetra. Reportazhi fliste për fëmijë që mbledhin krom. Faktikisht sot kjo formë nuk është më si fenomen. Ishin filmime të vjetra dhe thonin “Ja Shqipëria”, tha Rama.

Rasti është denoncuar nga gazetari i mirënjohur shqiptar Taulant Kopliku i cili prej vitesh është një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të emisionit investigativ Le Iene. Reportazhi në fjalë mban firmën e gazetares italiane Alice Martinelli e cila erdhi në Shqipër për të treguar historinë e disa fëmijëve të Bulqizës të cilët në vend që të luajnë apo të shkojnë në shkollë, ishin të detyruar të punonin për të ndihmuar familjet e tyre. Puna e tyre konsistonte në thyerjen e gurëve me duart e pambrojtura në mënyrë që të mblidhnin kromin, dhe për këtë fitonin diçka më pak se 3 mijë lek në ditë. Kryeministri Edi Rama nuk u ndal të fliste për këtë plagë të shoqërisë me banorët e Bulqizës që e shohin përditë me sytë e tyre mjerimin që ka pllakosur atje, por e pa më të arsyeshme të etiketonte Italia Unon si kazan, dhe rastin e denoncuar nga ata si sporadik dhe aspak shqetësues.