FOTO/ Italia rikthehet në atdhe, shikoni si është ‘katandisur’ Bonucci

Pas humbjes ndaj Suedisë, përfaqësuesja e Italisë është ka mbërritur në Milano, aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja e kthimit.

Pasi u ulën në aeroportin e Malpensas, ekipi i Venturës do të vijojë përgatitjet në qendrën stërvitore të Interit, “Apiano Xhentile”.

Si kur mos mjaftonte humbja, Italia tashmë do të përballet me një tjetër problem pasi Bonucci është dëmtuar në hundë.

Leonardo Bonucci e ka thyer hundën pasi është goditur me bërryl nga Ola Toivonen në ndeshjen e mbrëmshëm mes Italisë dhe Suedisë në kuadër të “play-off” për Kupën e Botës.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nëse mbrojtësi italian do të luajë ose jo...