FOTO/ Ndarja e Cindy Crawford dhe Richard Gere, pas shumë vitesh zbulohet arsyeja e vërtetë

Njëra prej modeleve më të famshme në botë, Cindy Crawford dhe aktori i famshëm hollivudian, Richard Gere, kanë qenë të martuar në vitet ‘90, mirëpo historia e dashurisë së dy yjeve tashmë duket se është harruar.

Ata u martuan në vitin 1991, por i dhanë fund lidhjes së tyre pas katër vitesh. Në ditën e dasmës së tyre modelja ishte 25 vjeç, ndërsa aktori 42 vjeç.

Cindy tani ka pranuar se diferenca në moshën e tyre ishte shumë e madhe.

 “Gratë në të njëzetat e tyre sa fillojnë të kuptojnë se kush janë dhe për çfarë janë. Më vonë fillojnë të ndjejnë forcën dhe se çfarë mund të bëjnë me të”, ka treguar modelja.

Manekinia e kishte njohur yllin e filmit “Pretty Woman”, kur ishte vetëm 21-vjeçare dhe shumë shpejt pas takimit të parë e kishin nisur lidhjen.

Lidhja me Gere e bëri edhe më të famshme dhe në fakt ishte aktori, që e mësoi se si të merrej me famën dhe fansat. Dallimi në moshë, megjithatë, e dërgoi martesën e tyre drejt dështimit.

Mirëpo, Cindy nuk ndien keqardhje për dështimin e lidhjes së tyre. Ajo tani është e martuar me biznesmenin Randy Gerber dhe kanë dy fëmijë.

Vajza e Crawford, Kaia, është duke i ndjekur hapat e nënës në pistën e modës.