Rama me banorët e Burrelit: Çfarë ka më shumë Nard Ndoka se një fshatar i thjeshtë?

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me banorët e Burrelit ka prezantuar platformën bashkëqeverisëse me qytetarët.

Gjatë prezantimit ai ka bërë dhe ironi me kreun e PDK-së, Nard Ndoka, duke ju thënë qytetarëve se çfarë ka më shumë deputeti i kuvendit se sa një fshatar i thjeshtë.

“Në administratë ka shumë njerëz të mirë, por ka edhe parazitë dhe grabitqarë që i shikojnë njerëzit nga xhepi. I sorollasin njerëzit pafund. Ky është një aplikacion që duke e futur në xhep, fut në xhep qeverinë. Mjafton të hysh në platformë të regjistrohesh dhe menjëherë bëhesh pjesë e bashkëqeverisjes. Çfarëka Nard Ndoka më shumë si deputet më shumë se çdo fshatar tjetër i Shqipërisë. Pse Nard Ndoka merr shërbim direkt për një çështje? Se ai është deputet. Pra çdo qytetar duhet të marrë pushtetin që ka për të influencuar qeverinë”- tha Rama.