Plas skandali seksual edhe në FIFA/ Presidenti më ka prekur në vendet intime

Në SHBA kanë plasur skandalet seksulae, ku aktorët kanë filluar që të akuzojnë kolegët e tyre apo producentët për ngacmime seksuale.

Një tjetër skandal seksual vjen nga Amerika, por këtë herë në drejtim të ish-presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter.

Ish-portieria e Amerikës, Hope Solo, e cila ka fituar edhe një kampionat Botëror për femra me SHBA-në, është shprehur se Blatter e ka prekur në mënyrë të papërshtatshme në ceremoninë e ‘Topit të Artë’ në vitin 2013.

“Më duhej që të mblidhja veten pasi pas pak duhej të prezantoja çmimin më të rëndësishëm të shoqes time, Abby, dhe duhet që të festoja me të. Kështuqë e mblodha veten, por mbeta e shokuar” është shprehur Hope.

Blatter i ka mohuar kategorikisht këto akuza.

/Ariglon Pali/Syri.net/