FOTO/ Bisedimet greko-shqiptare në Kretë, Kotzias e Bushati po diskutojnë për çështjen e detit

Greqia dhe Shqipëria janë duke zhvilluar një samit bisedimesh për të zgjidhur problemet mes dy shteteve. Takimi bilateral është duke u zhvilluar në ishullin e Kretës, ndërmjet dy ministrave të Jashtës, Ditmir Bushati nga Shqipëria dhe Nikos Kotzias.

Ditën e djeshme janë diskutuar disa çështje mes dy ministrave, por duket se temat e nxehta janë lënë për sot. Kështu shkruajnë mediat greke, sipas të cilave negociatat pritet të jenë të vështira, pikërisht sepse sot do të diskutohet për ‘Zonën Ekskluzive Ekonomike’,  ose siç njihet ‘çështja e detit’.

Greqia është në pritje, ndërsa Shqipëria do të luajë letrat e saj.

Në Kretë, Shqipëria ka dërguar një ekip negociatorësh prej 6 diplomatësh që kryesohen nga ministri Bushati dhe të tjerë persona.

Negociatorët e Shqipërisë:

Ditmir Bushati, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Qirjako Qirko, Ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Odeta Barbullushi, zv/ministre e MEPJ

Artemis Dralo, zv/ministre për Minoritet

Glevin Dervishi, këshilltar i ministrit Bushati

Edlira Prendi, këshilltare e medias e ministrit Bushati