VIDEO-FOTO/ ‘Xhungla’ greke: Në Shqipëri nisi lufta ndaj mafias, por Balili ku është ...

Media greke Zougla.gr (xhungla në shqip) ka realizuar një reportazh që flet për angazhimin e SHBA-ve dhe BE-së për të ndihmuar autoritetet shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.

Në reportazh, theksohet fakti se pas publikimit të skandalit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar nga prokuroria për bashkëpunim me trafikantët e drogës, në Shqipëri do dërgohen agjentë të specializuar të FBI-së, për të marrë pjesë në luftën kundër trafikut të drogës.

Shkrimi e flet rreth operacionit “Forca e Ligjit”, si edhe task forcën speciale të ngritur me mbështetje ndërkombëtare për të goditur grupet kriminale. Por ndërsa flasin fjalë të mira për ndikimin ndërkombëtar në luftën ndaj mafias, grekët flasin edhe për Balilin, i cili kërkohet nga drejtësia e tyre, por edhe nga DEA amerikane.

Pjesë nga shkrimi i Christos Mazanis

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po ndërmarrin veprime për të ndihmuar autoritetet shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar. Si Zougla.gr ka shkruar tashmë, pas skandalit që shpërtheu në vendin fqinj dhe akuzat ndaj ish- ministrit Saimir Tahiri për përfshirje dhe bashkëpunim me trafikantët e drogës, FBI kishte planifikuar të dërgonte agjentë për të marrë pjesë në luftën kundër trafikut të drogës.

Të martën e kaluar, në një konferencë të organizuar nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, u bë e ditur se ishte duke u përgatitur një operacion të quajtur “Forca e Ligjit”, për Zbatimin e Ligjit kundër Krimit të Organizuar.

Konferenca përfshinte, ndër të tjera, Ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin dhe ambasadorin e SHBA, Donald Lu. Të dy kanë konfirmuar gatishmërinë për të filluar operacionin, por edhe krijimin e një ekipi të posaçëm të përshtatshëm.

Sipas asaj që është bërë e njohur, Task Forca do të përbëhet nga agjentë të specializuar të FBI-së (Mark Newhouse dhe Jack Liao), punonjës të policisë italiane dhe gjermane, të cilët do të ndihmojnë autoritetet shqiptare në operacionet e tyre.

Ndërsa ministri i brendshëm shqiptar, Fatmir Xhafaj u tha gazetarëve, “po krijohet një ekip i posaçëm për të ndihmuar që operacioni të ketë sukses. Kjo është ajo që SHBA do të ndihmojë. “

Nga ana e tij, ambasadori i SHBA në Tiranë tha se “autoritetet amerikane do të mbështesin çdo përpjekje nga qendrat e reja të krijuara, SPAK (Struktura e Specializuar kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) dhe BKH (Byroja Kombëtare e Hetimeve) në Shqipëri për të ndihmuar me krimin. Ky operacion do të çojë në kapjen e peshqve të mëdhenj “.

Në të njëjtën kohë, ambasadorja e BE u tha gazetarëve se “askush nuk është mbi ligjin në BE, kështu që edhe në Shqipëri duhet të zbatohet ligji “.