", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Manjani për Ramën: Pasi e mbushi Dibrën me kanabis, tani del e flet broçkulla për rrugë e puse

Edi Rama bashkë me qeverinë e tij ka shkuar që dje në Dibër, ku ka mbledhur qytetarët në një sallë dhe ka mbajtur një fjalim ku tha se do të bënte Rrugën e Arbrit dhe se do të vinte taksë për ujin e puseve.

Si zakonisht ka gjetur edhe disa njerëz, që gjoja ishin kundër tij dhe ka bërë debat me ta. Për këtë takim, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, dibrani Ylli Manjani.

Me një status në Twitterin e tij, Manjani akuzon Ramën si njeriun që mbushi për herë të parë Dibrën me kanabis dhe tani shkon e flet për puset e ujit.

‘E mbushi Dibrën (për herë të parë) me hashash tani e mbush me broçkulla prej fodulli! Flet si pronar i Dibrës e Matit. Flet për rrugët në letër, për gratë dhe e puset, por jo për varfërinë e tejskajshme! Turpi e faqja e zezë e këtij njeriu ska sahat që i mat!’, shkruan Manjani në Twitter.