VIDEO/ Rrëmbehet një burrë në mes të kryeqytetit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e djeshme në mes të kryeqytetit të Kosovës.. Në disa pamje të siguruar nga “Indeksonline” shihen disa persona të cilët pretendohet se janë duke rrëmbyer një person në Prishtinë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në mes të ditës tek rruga “Fehmi Lladrovci”, në vendin e quajtur “Rrethi i Spitalit”, pranë Qendrës Klinike Universitare.

Personi i rrëmbyer shihet brenda makinës së tij (ngjyrë e gjelbërt), ndërsa njëri prej të dyshuarve e godet me grusht xhamin e veturës dhe e nxjerrë “si në filma” personin nga automjeti.

Më pas, ai futet në automjetin e tipit “Passat”. Edhe makina e viktimës merret nga të dyshuarit dhe vazhdohet rrugën drejt një destinacioni të panjohur.