Trajneri i Italisë gjen justifikimin e çuditshëm për humbjen me Suedinë

Trajneri i Italisë, Gian Piero Ventura, ka deklaruar pas ndeshjes se skuadra e tij pësoi një humbje të pamerituar në ndeshjen e parë të “play-off”-it me Suedinë.

Nuk mendoj se ishte disfatë e merituar. Nuk luajtëm keq, edhe pse nuk shkëlëqyem. Jam i pakënaqur nga arbitri dhe nga mungesa e kujdesit të veçantë në një ndeshje si kjo. Lejoi lojën e ashpër dhe nuk llogariti kohën për simulimet e gjata të suedezëve. Kjo nuk shkon. Në të tilla nivele duhet pasur më shumë kujdes nga gjyqtarët. Gjithsesi ne duhet të mendojmë për ndeshjen e kthimit dhe kemi nevojë që “San Siro” të jetë plot”, tha tekniku italian pas humbjen 1-0 në Suedi.