Erdhi dimri/ Ja në cilin rreth të Shqipërisë do të bjerë borë

Fundjava do të jetë me vranësira dhe shira, ku të dielën në mbrëmje do ketë shira të dendur deri në mesditën e të hënës. E njëjta situatë do të paraqitet deri në mbrëmjen e së hënës, kur temperaturat do të ndryshojnë dukshëm duke rënë me disa gradë.

Kjo ulje e temperaturave do të mbulojë gjithë territorin e vendit, ndërsa zonat malore do të zbardhen nga bora gjatë natës së të hënës e në vazhdim. Megjithatë, sipas MeteoAlb nuk do mungojnë “surprizat” e motit, çka pritet që bora të zbresë edhe në zonat e ulëta.