Ja pse është hequr nga sistemi vendimi i gjykatës. Kush po e fsheh kryesuesin

“SYRI.net” ka siguruar mbrëmjen e sotme një vendim të Gjykatës së Apelit të Tiranës të datës 7 qershor 2017, për çështjen e Gentian Dodës, e ku gjyqtari Shkëlqim Miri i arrestuar mbrëmjen e djeshme nuk figuron si kryesues i trupës gjyqësore, por thjeshtë si anëtar.

Kryesues i kësaj trupe është gjyqtari, Agim Bendo.

Por ky vendim i siguruar nga “SYRI.net” është hequr nga sistemi elektronik i gjykatës.

Që këtu lindin edhe dyshimet se pse është larguar ky vendim dhe kush po përpiqet që të mbrojë kryesuesin e trupës gjyqësore, Agim Bendon dhe po godet gjyqtarin që ishte pjesë e trupës gjyqësore.