VIDEO/ Sherri në Europa League i kushton shtrenjtë, Evra merr dënimin e ashpër nga UEFA

Shkelmi në fytyrë ndaj tifozit i ka kushtuar shumë mbrojtësit të Marsejës, Patrik Evra. Sherri që ndodhi në prag të ndeshjes me Guimareshin, në transfertën portugeze, u mor në shqyrtim nga organet e UEFA-s.

Plot 8 muaj pezullim, deri në qershor të 2018, ishte vendimi i Disiplinës, gjë e cila e lë jashtë francezin pothuajse për të gjithë sezonin futbollistik. Shto këtu, edhe 10.000 euro gjobë.

Më herët, ai ishte pezulluar pa afat nga klubi. Ndërsa po sot, ka qenë vetë klubi i Marsejës, që ka deklaruar se ka përjashtuar nga ekipi Evran, dhe ai nuk do të jetë më pjesë e ekipit francez.