Fotografi i njohur/ Jeni bërë kaps? Lexoni Batonin, laksativ natyral...

Feliks Bilani, fotografi i njohur, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale mbi situatën e medieve. Përmes ironisë, Bilani i është përgjigjur një komenti të Baton Haxhiut, i cili duket se ka të njëjtin mendim ashtu si edhe kryeministri Edi Rama për mediat.

“Ashtu rutinë. ehhh, njeriu jo gjithmone ndjehet mirë . Ka raste që është dhe kaps ... çfarë nuk përdor njeriu...

po flisja me farmacistin...

ore ç’te bëj i thashe plasa...

 po provo këto e keto me tha ...

i provova hiç asgjë ...

ashtu nën rutinë tek po pi kafe me një mikun tim i qava hallin...

nëse ta zgjidh ne moment hallin më thotë do me japesh një mont Napoleon...

 në vend i thashe...

lexo tani direkt atë që ka shkruar Batoni për mediat më tha...

ehhhhhhhh kishte të drejtë...

asnjë kompani farmaceutike nuk prodhon laksativ si Batoni...

t'ëmën të shkarkuar që bën njeriu... laksativ i paparë ...”, shkruan fotografi i njohur në rrjetet sociale.