Salianji: Ja çfarë thotë Rama pas krahëve të deputetëve në parlament

I ftuar në studione e lajmeve të Syri.net të moderuar nga gazetari Alen Xhelili, deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka zbuluar disa detaje se çfarë thoit kryeministri Edi rama në parlament pa mikrofon, gjatë kohës që deputetët e PD janë duke folur.

Salianji tha se ndryshe nga sa shihet në media, Rama përdor një gjuhë banale dhe të turpshme. Sipas tij, me anë të kësaj sjelljeje Rama kërkon të shpërqendrojë deputetët dhe të largojë vëmendjen nga denoncimet.

‘Ndryshe nga çfarë duket nëpërmjet mediave që gjasme kryeministri bën si babaxhan apo bën batuta, me një lloj paturpësie. Nga pas kryeministri thotë gjithçka që nuk mund të thuhet në publik, për të intimiduar deputetët që të mos flasin, apo të mos denoncojnë, në mënyrë që të devijojnë vëmendjen. Sa herë uë  kam folur kam pasur ndërhyrje nga pas nga kryeministri’, tha Salianji.