Deputeti i PD: Rama do e pësojë si Gruevski...

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka deklaruar në studion e lajmeve të Syri.net, se shumë shpejt do të bëhet publik një tjetër skandal i madh, ku është i përfshirë një tjetër ministër i qeverisë Rama.

I pyetur nga moderatori  Alen Xhelili, Salianji ka thënë se opozita nuk ka nisur ende protestat për të mos shpërqendruar vëmendjen nga çështjet e rëndësishme.

Ndërsa theksoi se kryeministri Edi Rama do të ketë të njëjtin fat me Gruevskin.

'Shumë shpejt një nga 5 ministrat e kësaj qeveri është i vënë në dispozicion të grupeve. Por nuk mund ta them sot. Po ju them që një nga ministrat e kësaj qeverie është po njësoj i vendosur në funksion të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Do të ketë një tjetër skandal të përmasave të mëdha. Ju e keni parasysh edhe çështjen Gruevski, dhe po ju them që edhe Rama do e pësojë si Gruevski', tha Salianji.