FOTO/ Miqtë e Adela Xhamanit lexojnë mesazhe në qiell, ja postimi që ju prek zemrën

Ndarja nga jeta e gazetares së njohur ka tronditur mbarë opinionin publik. Edhe pse duket sikur kanë kaluar kohë nga ngjarja e kobshme, miqtë e Adela Xhamanit e ndiejnë ende praninë e saj.

Një prej mikeshave më të njohura, e cila nuk rresht së shprehuri dhimbjen në rrjetet sociale, është dhe balerina Isida Mollaymeri. Ajo ka publikuar një foto, ku mes rresh në qiell është rreflektuar një rreze dielli dhe në foto ajo shkruan "Adela".

Ish-banorja e Big Brother u nda nga jeta mëngjesin e 29 tetorit në banesën e saj në Tiranë. Trupi i saj i pajetë u gjend nga policia rreth orës 5 të mëngjesit të së djelës.

Nga raportet e para u raportua se ajo humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak. Ende nuk ka raporte zyrtare, që të hedhin dritë mbi shkakun e kësaj vdekje të papritur.