Horoskopi/ Gaforrja preferon seks në kuzhinë, ndërsa Demi do…

Dashi

Dashi është një nga shenjat më të drejtpërdrejta (dhe ndonjëherë vulgare) të zodiakut, por vulgariteti i tyre nuk është i qëllimshëm, por një nënprodukt i dëshirës së tyre për të lëvizur shpejt dhe me impulsivitet. Njihen si makineri seksuale, janë edhe të fortë fizikisht. Preferojnë pesë ose dhjetë minuta seks në publik, ose në tualetet e klubeve ose teatrove.

Demi

Demi ka shqisa ekstravagante. Mos mendoni për seks me ta nëse nuk keni bërë gati gjithçka. Vendosni një datë, rezervoni hotelin. Para se të shkoni atje ose ndoshta edhe në katin e parë të hotelit, hani një darkë të shijshme nën dritën e qirinjve aromatike dhe më pas …Demi është një shenjë sensuale dhe detajiste, ndaj ata kanë nevojë edhe për një muzikë sensuale në sfond. Me demin është një natë e gjatë seksuale.

Binjakët

Binjakët janë shenja e komunikimit dhe gjithashtu e kureshtjes.  Njihen ndryshe si futurat e zodiakut. Duan biseda me fjalë të pista, me tekste po të pista dhe pas kësaj të jesh e garantuar se do kesh një natë argëtuese. Preferon seksin në dyshekë të mëdhenj dhe me shumë jastëkë rrotull. Do të ketë hapësirë për të ndërruar shpesh pozicionet. Nëse nuk u shkon pas fantazisë mërziten shpejt. Kështu do ishte mirë të mësoje kamasutrën para se të kryesh marrëdhënie me një binjak.

Gaforrja

Gaforrja është shenja e zodiakut që ka fiksim gjinjtë, kështu që përgatitu se është zona më erotike që preferon. Një gaforre duhet të jetë i përfshirë emocionalisht që të bëjë seks të mirë. Ata duan edhe fjalë para aktit. Tregoji sa i mirë është dhe ai do të bëjë të lumtur. Spontaniteti është i madh për gaforret. Edhe nëse dilni me to në një darkë romantike, sapo të largoheni ai do gjejë një vend, një mur dhe do t’ju mbështesë e do fillojë t’ju grisë rrobat. Vendi i preferuar i tyre është në korridor ose në banakun e kuzhinës.

Luani

Luanët ka sjellje dramatike në seks dhe duan shuam vëmendje. Turpi nuk lejohet më një luan. Preferojnë seksin në vende të hapura ku shihet gjithçka. Preferojnë vendet ku nuk ka as perde e as dritare. Preferojnë të vendosin edhe një kamera për të filmuar veten dhe partneren.

Virgjëresha

Virgjëresha bëhet shumë e pastër para se të bëjë seks. E rregullon shtratin me petale trëndafilash. Nuk i pëlqejnë kritikat edhe nëse në të vërtetë nuk është se janë mjeshtra të seksit. Mos e merrni për personale kur t’ju kritikojnë se nuk u kënaqën shumë. Në mendjen e tyre është fakti se herën tjetër do kënaqet më shumë. Horoskopi seksual për gjashtë shenjat e para. Ndërkohë për gjashtë shenjat e tjera prisni deri ditën e diel./Tiranapost