Zyrtare/ Caktohet dita e ceremonisë për fituesin e ‘Topit të Artë’, këta janë 30 kandidadët

Fituesi i çmimit prestigjioz “Topi i Artë” për vitin 2017 do të mësohet të enjten më 7 dhjetor dhe do të ketë program special në televizionin “L'Equipe”, që do të fillojë nga ora 19:45.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë edhe këtë vit favoritët për të rrëmbyer “Topin e Artë”, ku tashmë janë mësuar 30 kandidatët për këtë çmim.

Nëse Ronaldo fiton, do të jetë “Topi i Artë” i pestë, aq sa ka edhe Messi. Nëse triumfon argjentinasi, do të ishte i gjashti në karrierë, më shumë se çdo lojtar tjetër në histori, duke lënë prapa Ronaldon me katër të tillë.