Reforma Zgjedhore/Luan Rama: Ambasadori i OSBE-së, si ushtar i Gramozit...

Komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore zhvilloi mbledhjen e parë të tij, që nga momenti kur Kuvendi miratoi ngritjen e tij. i pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë.

Ndërkohë në lidhje me mbledhjen konstituive, deputeti i LSI-së, Luan Rama shkruan se Shqipëria meriton zgjedhje sipas standardeve të OSBE/ODHIR-it, pavarësish se në mbledhjen e parë, ambasadori i OSBE-së u shfaq si ushtar i Gramozit! 

“Le të shpresojmë që më në fund do të realizohet një reformë reale, që zgjedhjet të garantojnë integritetin dhe barazinë e votës dhe që banditët të mos jenë më as pjesë, as prapavijë dhe as pararojë e politikës!  Për ta harruar atë skenë groteske, po rilexoj këtë fundjavë “Ushtarin e mirë Zhvejk””, shkruan Luan Rama në rrjetin social.